“Zidane gaboi në gjithçka” - Gazeta Express
string(24) "zidane-gaboi-ne-gjithcka"

“Zidane gaboi në gjithçka”

Sport

Gazeta Express

05/05/2021 23:20

Pedja Mijatovic, ish lojtari i Real Madridit, e ka fajësuar Zinedine Zidane për eliminimin e Real Madridit nga Liga e Kampionëve.

Ai ka deklaruar për “Cadena Ser” se Chelsea ishte superior në gjithçka sonte në fitoren 2-0 në “Stamford Bridge” dhe fajtori për këtë, është Zidane.

Lexo Edhe:

“Chelsea ishte superior në gjithçka, intensitet, ritëm, krijim të rasteve. Na pëlqen Zidane dhe ka dhënë shumë gjëra për Realin, por sonte ka gabuar në gjithçka”, u shpreh ai.

Pedja Mijatovic, fitues i Champions Leagues me Reali, iu referua skemës 3-5-2, vendosjes së Vinicius mbrojtës i djathtë e Asensios mbrojtës i majtë dhe disa detajeve tjera të vogla që quan në superioritetin e Chelseat. /Gazeta Express/