Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit - Gazeta Express
string(74) "flaka-loxha-mposhtet-ne-cerekfinale-e-kerkon-te-bronzten-permes-repesazhit"

Sporte tjera

Gazeta Express

01/05/2021 16:41

Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale, e kërkon të bronztën përmes repesazhit

Sporte tjera

Gazeta Express

01/05/2021 16:41

Flaka Loxha është mposhtur në çerekfinale të European Open që po mbahet në Zabreb të Kroacisë.

Loxha e cila po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë pati punë me xhudisten holandeze, Pleuni Cornelisse, duke u mposhtur me një pikë, shkruan Gazeta Express.

Kështu, xhudistja kosovare do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, teksa do të takohet me xhudisten nga Portugalia, Wilsa Gomes.

Paraprakisht, Loxha kishte mposhtur Stephanie Walkers në raundin e dytë, ndërsa të parin e kishte kaluar pa luftë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement