A është ky demoni? - Gazeta Express
string(17) "a-eshte-ky-demoni"

A është ky demoni?

Mistere

Gazeta Express

08/03/2021 23:33

Pamjet tronditëse kanë kapur një figurë misterioze që fshihej pas një peme në pyll, derisa një grua në Suedi po kalonte aty pranë.

Sipas medieve të huaja, Elin Mellbergstedt nga qyteti i Gothenburg po xhironte një video gjatë rrugës që i kishte rënë trup përgjatë një parku në stacionin më të afërt të autobusit.

Elin filloi të shqetësohej vetëm kur shoqja e saj dalloi diçka rrëqethëse në video që ishte publikuar në rrjetet sociale.

Në videon që mund ta shihni këtu, ajo kishte ndezur pishtarin derisa ecën nëpër zonën e pyllëzuar të parkut në Stavhopparegatan.

Elin filmon pemët përreth saj dhe në një moment, ajo që duket si një figurë me një “fytyrë” të bardhë të frikshme shfaqet pas një peme.

Direkt poshtë saj, një hije e zezë duke se shfaqet gjithashtu me dy “sy” të ndritshëm.

Videoja që atëherë është shpërndarë prej njëri nga ndjekësit e saj në rrjetin social Reddit dhe shumë shikues mbetën të tronditur nga ajo që u kap në kamera.

Njëri pyeti: “Një gjë me pamje demonike po vështron pas pemës?”.