Shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, si kandidate e AAK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit mori mbështetje masovike në Prishtinë e Obiliq në përmbyllje të fushatës.
“Faleminderit edhe një herë Prishtinë, që me mbështetjen tënde për Aleancën, secila votë do të garantojë ruajtjen e demokracisë sonë”, u shpreh ajo pas takimit në Prishtinë.
“Faleminderit Obiliqit që sot na dha besën për ta përfunduar rrugën e së ardhmes së Kosovës”, deklaroi ajo pas pritjes së përzemërt në Obiliq.