Memli Krasniqi: VV po i rrahë qytetarët, nuk bashkëpunojmë me parti të dhunës - Gazeta Express
string(78) "memli-krasniqi-vv-po-i-rrahe-qytetaret-nuk-bashkepunojme-me-parti-te-dhunes-ge"

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 22:43

Memli Krasniqi: VV po i rrahë qytetarët, nuk bashkëpunojmë me parti të dhunës

Zgjedhjet 2021

Gazeta Express

10/02/2021 22:43

Nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se nuk do të bashkëpunojnë me VV-në e Albin Kurtit, ngase zyrtarët e kësaj partie po i dhunojnë edhe fizikisht qytetarët.

Gjatë prezantimit të programit të Rimëkëmbjes në Klan Kosova, nënkryetari I PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se VV aktualisht udhëheqë me dy komuna dhe kryetarët e tyre po i rrahin edhe fizikisht qytetarët e tyre.

“Vetëm javën e fundit ju e keni pasë Agim Bahtirin dhe Shpejtim Bulliqin duke i rrahë fizikisht qytetarët e komunave që i përfaqësojnë. Nuk ka mundësi me pasë bashkëpunim me një parti të dhunës. Ata e kanë gabu profesionin”, tha Krasniqi i cili në listën e PDK në këto zgjedhje mbanë numrin 5.

Ai tha se VV e Albin Kurti nuk kanë kurrëfarë oferte politike për qytetarët. 

“E para s’kanë ofertë politike. E dyta flasin në emër të qytetarëve thua se nuk kanë qytetarët vullnet të lirë. E treta kanë fillu edhe me i rreh publikisht në fushatë zgjedhore. Sot i keni videot e Shpejtim Bulliqit duke e sulmu në ambullantë qytetarin pse kinse ia ka nxanë rrugën. Ose Agim Bahritin që e shanë me nanë një qytetar që dëshiron veç pyetje me i ba Albin Kurtit. E me këta njerëz, jo që s’ka hapësirë bashkëpunimi, por është e pamundshme me mendu. Pa ndërru mendësia e tyre, totalisht, as që diskutohet”, tha Krasniqi.