U arrestua pasi vodhi pacientin: Infermierja punonte prej 2 muajsh tek Infektivi, si i tërhoqi paratë - Gazeta Express
string(99) "u-arrestua-pasi-vodhi-pacientin-infermierja-punonte-prej-2-muajsh-tek-infektivi-si-i-terhoqi-parate"

U arrestua pasi vodhi pacientin: Infermierja punonte prej 2 muajsh tek Infektivi, si i tërhoqi paratë

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 13:45

Ditën e sotme është arrestuar infermierja Ronida Hysa, e cila ka pranuar të jetë ajo që ka vjedhur paratë e një pacienti me koronavirus tek Infektivi që më pas humbi jetën.

Mësohet se 30-vjeçarja kishte diku tek dy ose tre muaj që kishte nisur punë tek Infektivi. Në total, pacientit në fjalë iu vodhën 60 mijë lekë.

Lexo Edhe:

Gjithashtu, mësohet se ajo ka tërhequr tre herë para, nga 20 mijë lekë të reja në secilin rast. Hysa e pranoi autorësinë, por nuk ka dhënë asnjë lloj argumenti.

Hysa vodhi para nga portofoli dhe llogaria bankare e pacientit K. D., që ishte i shtruar tek Infektivi.

Pas kallëzimit të bërë nga djali 25-vjeçar i të ndjerit, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimit nisën hetimet.