Di Maria kërkohet nga klubi anglez - Gazeta Express
string(34) "di-maria-kerkohet-nga-klubi-anglez"

Di Maria kërkohet nga klubi anglez

Futboll

Gazeta Express

26/01/2021 13:03

Futbollisti i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria është bërë objektivi i ekipit anglez, Tottenham Hotspur, raporton L’Equipe.

Kontrata e argjentinasit skadon në verë dhe ende nuk ka diçka konkrete rreth rinovimit të saj me klubin parisien, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, kjo lëvizje mund të anulohet nga vet Di Maria. Kjo pasi që argjentinasi në vitin 2014 pati nënvlerësuar klubin londinez.

“Dhemb shumë kur ti çdoherë e bën më të mirën tënde dhe dëgjon se mund të shkosh në Tottenham” – pati thënë Di Maria për Marcan.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i ish-yllit të Real Madridit, i cili mbush 33 vjeç muajin tjetër.

Di Maria është pjesë e PSG-së që nga viti 2015, ndërsa në 160 paraqitje ka shënuyar 49 gola, duke qenë prej lojtarëve më të rëndësishëm në “Parkun e Princave”. /Gazeta Express/