43-vjeçarja djeg shtëpinë e të dashurit, arsyeja do t'ju habisë - Gazeta Express
string(61) "43-vjecarja-djeg-shtepine-e-te-dashurit-arsyeja-do-tju-habise"

43-vjeçarja djeg shtëpinë e të dashurit, arsyeja do t’ju habisë

Fun

Gazeta Express

19/01/2021 8:39

Një grua nga Las Vegas raportohet se i ka vënë zjarrin shtëpisë së një të njohuri të saj dhe u përpoq ta vriste, pasi erdhi në takimin ‘romantik’ në restorant me vetëm $5 në xhep.

Kimberly Marika Johnson, 43 vjeçare nga Las Vegas, u arrestua dje dhe përballet me akuza tentativë vrasjeje dhe zjarrvënie të gradës së parë, kur tentoi të digjte qëllimisht një apartament më 11 tetor 2020.

Agjencia vendase Las Vegas Review-Journal, shkruante se Johnson kishte shkuar të takonte mikun e saj të ri në rezortin kazino-restorant Jerry’s Nugget.

Por gjatë darkës së tyre, Johnson kishte mësuar se i njohuri i saj, i cili nuk është emëruar nga autoritetet, kishte vetëm 5 dollarë me vete, dhe kjo kishte bërë të niste një debat i ashpër mes të dyve.

Keshtu që më pas, Johnson u kthye në këmbë në apartamentin e tij ku ngriti kurthin e saj duke pritur që burri të kthehej.

Pas rreth 20 minutash kur burri ishte kthyer në apartamentin e tij, kishte dëgjuar një zhurmë brenda apartamentit, që me sa duket ishte e dashura e re që spërkaste karburant në apartament.

Kur burri hapi derën, Johnson ndezi avujt e gazit dhe i gjithë apartamenti shpërtheu në flakë, shkruanin prokurorët në raport.

Johnson raportohet se kishte përdorur një çekiç për të hyrë me forcë në apartamentin që më pas i vuri flakën. Prokurorët thanë se pas incidentit në restorant, gruaja kishte përdorur droga dhe ishte nen efektin e tyre dhe “ishte e vendosur të digjte shtëpinë e tij”.

Nuk është e qartë nëse ka pasur të plagosur nga incidenti. Johnson është mbajtur në paraburgim dhe do të dalë në gjyq më 25 janar.