VIDEO\ Dalin pozitiv me Covid , shqiptarët i izolojnë në një ‘ambient burgu’ në Maltë - Gazeta Express
string(80) "video-dalin-pozitiv-me-covid-shqiptaret-i-izolojne-ne-nje-ambient-burgu-ne-malte"

VIDEO\ Dalin pozitiv me Covid , shqiptarët i izolojnë në një ‘ambient burgu’ në Maltë

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 10:35

Pasi kanë rezultuar pozitiv me Covid, një grup shqiptarësh kanë mbetur të izoluar në Maltë, në një godinë që i ngjan një burgu. Shqiptarët kanë dërguar një video në redaksinë e Dosja.al ku tregojnë kushtet në të cilat qëndrojnë të izoluar.

Sipas raportimeve të shqiptarëve të cilët janë izoluar, tregojnë se ata kanë qenë në Maltë me kontratë punë dhe janë nisur për tu kthyer në vendin e tyre. Në mimentin që iu është bërë testi i Covid-19, kanë rezultuar pozitiv dhe i kanë izoluar në një ambient që për ta është një çmendinë. Siç shihet dhe në pamjet e siguruara, vendi është tërësisht i ndotur, krevatët, gjithashtu të ndotur, për të mos folur më pas për tualetet.

Lexo Edhe:

“Na kanë sjellë këtu, është si burg. Ja shikoni është si një çmendinë, do rrimë 14 ditë këtu, na kanë izoluar. Duhet të bëjmë diçka duhet ta bëjmë të madhe, sepse shikoni ku na kanë sjellë. Shikoni çfarë vendi dhe çfarë kushtesh,”- dëgjohet të thotë një prej shqiptarëve në video.

Rreziku për këta shqiptar, të cilët jetojnë në këtë ambient aspak higjienik do të shtohej akoma më shumë nëse nuk do të ndërhyhet, pasi ato do të jenë të detyruar të qëndrojnë të karantinuar në këtë ambient për 14 ditë.