"Do të vijë me krejt çka kam" Thaçi jep detaje të padëgjuara për bisedën me Arben Xhaferin dhe kthimin e tij në Tetovë  - Gazeta Express
string(116) "do-te-vije-me-krejt-cka-kam-thaci-jep-detaje-te-padegjuara-per-biseden-me-arben-xhaferin-dhe-kthimin-e-tij-ne-tetove"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2024 15:12

 “Do të vijë me krejt çka kam” Thaçi jep detaje të padëgjuara për bisedën me Arben Xhaferin dhe kthimin e tij në Tetovë 

Lajme

Gazeta Express

27/04/2024 15:12

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka rrëfyer për momentet e para të vendosjes së raportit të bashkëpunimit me Arben Xhaferin. Thaçi ka thënë se një herë e kishte takuar Xhaferin në vitin 1989 kur kanë mbledhur para për televizionin e Prishtinës.

Thaçi ka dhënë detaje për takimin dhe bisedat e bëra në Prishtinë.

Lexo Edhe:

“Mua në atë moshë më bëri përshtypje se më tha se vijë me krejta cka kam. Mu duk shumë trim. Më pëlqeu shumë se ishin kohëra të vështira. Nuk e njihsha mirë thellësinë e tij intelektuale dhe përgatitjen politike.”, ka thënë Thaçi në LIBERO.

Në këtë intervistë, Thaçi ka treguar për bashkëpunimin ndër vite që kanë pasur. Kreu  i PDSH ka thënë se asnjëherë s’ka dalë në publik për të folur rreth mospajtimeve që kanë mundur t’i kenë. “Më pas z.Xhaferi erdhi dhe u vendos në Tetovë dhe kemi punuar për një kohë të gjatë. Ka përshtypje që ne kurrë s’ia kemi prishur njëri-tjetrit”, ka thënë tutje Thaçi./Express