Thaçi parashikon ballotazhin në zgjedhjet në Podujevë, thotë se PDK'ja nuk do jetë pjesë - Gazeta Express
string(86) "thaci-parashikon-ballotazhin-ne-zgjedhjet-ne-podujeve-thote-se-pdkja-nuk-do-jete-pjese"

Thaçi parashikon ballotazhin në zgjedhjet në Podujevë, thotë se PDK’ja nuk do jetë pjesë

Gazeta Express

26/11/2020 21:05

Opinionisti Jusuf Thaçi ka parashikuar se në Podujevë do ketë raund të dytë të zgjedhjeve, përderisa PDK’ja me Naim Fetahun nuk do të jetë pjesë e ballotazhit.

Thaçi, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ ka deklaruar edhe se zgjedhjet në Podujevë do jenë tregues i rëndësishëm i zhvillimeve të së ardhmes, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

” Të dhëna të forta po tregojnë se vështirë që kandidati i PDK’së do të jetë në lojë për të shkuar në raundin e dytë, pra në balotazh. Para së gjithash, do të jetë një sinjalizues për zhvillimet e të ardhmes”, ka vlerësuar ai.

Ai ka thënë edhe se votat në Podujevë do shenjëzojnë punën e Agim Veliut si kryetar në këtë komunë.

“Podujeva do të tregojë edhe për Agim Veliun, meqë ai ka qenë në krye dhe është protagonist i zhvillimeve në këtë komunë. Besoj që votimi atje do të tregojë se si do të reflektojë elektorati karshi krejt këtyre zhvillimeve në raport me z. Veliu”, ka thënë tutje opinionisti Thaçi. /Gazeta Express/