Prishtina pa flamujt kuqezi më 28 Nëntor, Shpend Ahmeti kapet me Vetëvendosjen - Gazeta Express
string(79) "prishtina-pa-flamujt-kuq-e-zi-me-28-nentor-shpend-ahmeti-kapet-me-vetevendosjen"

Prishtina pa flamujt kuqezi më 28 Nëntor, Shpend Ahmeti kapet me Vetëvendosjen

Gazeta Express

26/11/2020 8:50

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistit të LVV-së, Egzon Azemi, që ka kërkuar që qyteti të stoliset me flamuj kombëtarë në prag të festës së 28 Nëntorit, raporton Gazeta Express.

Azemi kishte shkruar se nëse komuna nuk e fillon stolisjen e qytetit, këtë do ta bëjnë vetë qytetarët.

Lexo Edhe:

“Nëse Komuna e Prishtinës deri nesër nuk fillon stolisjen e qytetit me flamujt kombëtar, një gjë të tillë do ta bëjm vet, bashkë si qytetarë”, ka shkruar ai.

Ahmeti në anën tjetër ka thënë se kjo ide është e mirë, mirëpo janë duke punuar me menaxhimin e pandemisë.

“E mirë ideja! Ashtu kështu jena tu u marr me pandemi me staf më shumë se të përgjysmuar! Na me pandemi, e dikush me stolisje”, thotë ai, duke thënë se në festa kombëtare, qeveria e ka përgjegjësinë për t’i vendosur flamujt.

“P.S. Në festa kombëtare/nacionale, qeveria e cila ka përgjegësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose kërkon që komuna që ti vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardh kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë”, ka shkruar Ahmeti. /GazetaExpress/