Reali nuk ndalet tani, shënon edhe Karim Benzema - Gazeta Express
string(47) "reali-nuk-ndalet-tani-shenon-edhe-karim-benzema"

Reali nuk ndalet tani, shënon edhe Karim Benzema

Gazeta Express

31/10/2020 14:54

Është mbyllur pjesa e parë mes Realit dhe Huescas që po zhvillohet në ‘Alfredo di Stefano’.

Reali po fiton 2-0 pas 45 minutave lojë.

Lexo Edhe:

Në ndeshjen e dytë këtë edicion, e para si titullar, Eden Hazard e gjeti golin, por çfarë goli madje.

Në minutën e 40’, ai me të majtën lansoi një goditje të fortë nga distanca për të shënuar për 1-0.

Pak minuta më vonë, në atë të 45’, golin e gjeti edhe Karim Benzema.

Sulmuesi që këtë edicion nuk ka shënuar edhe shumë, e dërgoi topin në rrjetë për 2-0 pas një asisti nga ana e Lucas Vasquez, raporton Gazeta Express.