Lajm i mirë nga kompania që po zhvillon vaksinën Covid-19 - Gazeta Express
string(57) "lajm-i-mire-nga-kompania-qe-po-zhvillon-vaksinen-covid-19"

Lajm i mirë nga kompania që po zhvillon vaksinën Covid-19

Gazeta Express

15/10/2020 12:12

Një vaksinë e dytë eksperimentale e koronavirusit, që po testohet nga Pfizer Inc dhe partneri I saj gjerman BioNTech SE tregoi rezultate premtuese, shkruan Dailymail.

Të dy kompanitë kanë pohuar  se vaksina, e cila aktualisht është në fazën e tretë të testimit, ka arritur të krijoj një numër të madh të antitrupave dhe ka pasur shumë pak efekte anësore tek vullnetarët. Rezultatet e botuara të mërkurën në revistën “The New England Journal of Medicine”, treguan se modeli i parë e vaksinës kishte më shumë shanse të shkaktonte efekte anësore në krahasim me vaksinën e dytë.

Lexo Edhe:

Modeli I ri I vaksinës gjithashtu është vërejtur se tolerohej më mirë nga pjesëmarrësit e moshuar, të cilët kanë më pak shanse të krijojnë përgjigje imune, për shkak të sistemit të dobësuar imunitar.

Këto gjetje kanë ardhur, pak kohë pasi Pfizer ka deklaruar se ka në plan të testoj vaksinën e tyre edhe tek pjesëmarrës më të rinj se 12 vjeç, në mënyrë që të kuptohet se si funksionon imunizimi në një grupmoshë më të re.

Secili pjesëmarrës, që merr vaksinën e krijuar nga Pfizer dhe BioNTech përdor një pjesë të kodit gjenetik të patogjenit, të quajtur mARN, për ta bërë trupin të njohë koronavirusin dhe ta sulmoj atë.

Në vaksinën e parë, BNT162b1 mARN kodon një pjesë të proteinave, të cilat virusi I përdor për të hyrë në qelizat njerëzore, ndërkaq në vaksinën e dytë, BNT162b2, mARN kodon të gjithë proteinën, që virusi e përdor që të sulmoj qelizat. Në provat e bëra, vullnetarët pranuan vaksina me dozë prej 10, 20 dhe 30 mikrogramësh.

Në total prej 195 personave, reth 77 përqind të pjesëmarrësve të moshës 18 dhe 55 vjeç dhe 80% të moshës 65 deri në 85 vjeç, që morën vaksinën e parë raportuan efekte anësore të moderuara siç ishin: marramendje, dhimbje të muskujve, skuqje dhe ëntje.

Nga ana tjetër, vetëm 75% e pjesëmarrësve të moshës 18 deri në 55 vjeç, dhe 55% e pjesëmarrësve të moshës 65 deri në 85 vjeç raportuan, që kanë përjetuar efekte anësore nga modeli B2 I vaksinës.

“Efekte anësore të lehta u raportuan nga pjesëmarrës, që kanë marrë tipin B1 të vaksinës, ndërsa asnjë efekt anësor nuk u raportua nga pjesëmarrësit të cilët kanë pranuar tipin B2 të vaksinës”, raportuan autorët.

Si rezultat, autorët erdhën në përfundim se nivelet e antitrupave të prodhuar pas marrjes së vaksinës B1 dhe B2 ishin pak a shumë të ngjashëm, mirëpo dallime të dukshme u vërejtën tek efektet anësore që vullnetarët kanë përjetuar.

Këto rezultate erdhën pak ditë pas disa kompani si Johnson and Johnson ndaluan eksperimentet e tyre, për shkak të një numri të madh të simptomave anësore, që vullnetarët kishin përjetuar pas marrjes së vaksinës.  Ndërkohë, provat e vaksinës nga Unviersiteti I Oksfordit janë duke vazhduar. /Gazeta Express