Ambasadori gjerman çuditet me deputetët, ja çfarë thotë për mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbje - Gazeta Express
string(93) "ambasadori-gjerman-cuditet-me-deputetet-ja-cfare-thote-per-mosvotimin-e-ligjit-per-rimekembje"

Ambasadori gjerman çuditet me deputetët, ja çfarë thotë për mosvotimin e Ligjit për Rimëkëmbje

Gazeta Express

30/09/2020 11:42

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kritikuar moskalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë.

Rohde ka shkruar në Twitter se është rast unik në Evropë që për të pestën herë Kuvendi të mos miratojë Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se është urgjente që të gjithë akterët të gjejnë kompromis për këtë pasi qytetarët e Kosovës e presin atë.

“Lufta kundër efekteve negative ekonomike nga pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon përpjekje të përbashkët. Në këtë aspekt është mjaft dëshpëruese dhe sipas dijenisë time rast unik në Evropë të shohësh për të pestën herë që në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani çfarë kërkohet urgjentisht nga të gjitha palët është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta presin atë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë radhazi pasi koalicioni qeveritar nuk po i siguron numrat e mjaftueshëm pa përkrahjen e partive opozitare. /Express/