Terror në Elbasan, i moshuari qëllon drejt policisë! RENEA e snajperët në vendngjarje, 71 vjeçari ngujohet - Gazeta Express
string(103) "terror-ne-elbasan-i-moshuari-qellon-drejt-policise-renea-e-snajperet-ne-vendngjarje-71-vjecari-ngujohet"

Terror në Elbasan, i moshuari qëllon drejt policisë! RENEA e snajperët në vendngjarje, 71 vjeçari ngujohet

Gazeta Express

24/09/2020 15:28

Një 71 vjeçar i identifikuar si Lefter Zhidro ka qëlluar me armë këtë të enjte në drejtim të disa oficerëve të policisë, të cilët i ishin drejtuar banesës ku ai jetonte me ish bashkëshorten.

Lefter Zhidro

Floresha Zhidro e kishte denoncuar ish burrin, por duket se 71 vjeçari i ka pritur me armë policët. Me të shkuar në vendngjarje ndaj oficerëve është qëlluar me kallashnikov. Policët nuk janë plagosur, por plumbat kanë goditur dy kalimtarë të rastit.

Lexo Edhe:

Të plagosur mbetën Ledio Saraçi., 22 vjeç dhe Adenour  Konaxhiu, 21 vjeç. Fatmirësisht të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas fqinjëve të familjes Zhidro, sherri mes të moshuarit e ish gruas nisi për arsye banale dhe se Floresha ka shpëtuar për fije nga vrasja.

Snajper i FNSH

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat RENA dhe njësia e snajperëve, kjo pasi 71 vjeçari është ngujuar në banesë dhe deri më tani nuk ka pranuar të dorëzohet.

Zhidro qëndron në banesë prej dy orësh dhe forcat e rendit kanë tentuar të negociojnë me të përmes vajzës së tij 14 vjeçare, e cila i ka folur të atit në telefon.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 24.09.2020, rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç, i cili në momentin që ka shkuar Policia është futur në banesë dhe ka qëlluar dhe vijon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme janë pozicionuar dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe vijojnë t’i bëjnë thirrje këtij shtetasi të dorëzohet, i cili vijon të bëjë rezistencë duke qëlluar vazhdimisht në drejtim të Policisë.

Si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, Ledio Saraçi., 22 vjeç dhe Adenour  Konaxhiu, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.