I martuar tre herë, kush është 71 vjeçari që qëlloi me breshëri ndaj policëve - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2020 16:26

I martuar tre herë, kush është 71 vjeçari që qëlloi me breshëri ndaj policëve

Shqiperi

Gazeta Express

24/09/2020 16:26

Lefter Zhidro, i lindur në fshatin Xarrë në bashkinë e Konispolit dhe që po mban ‘peng’ të gjithë lagjen ’11 nëntori’ në Elbasan përmes tytës së kallashnikovit, rezulton të jetë martuar tri herë.

Burri refuzon prej dy orësh që t’i dorëzohet forcave speciale RENEA, ndërsa tentativat për të negociuar me të po i bën dhe vajza e tij 14 vjeçare, e bija e Floresha Zhidros, ish gruaja që për pak i shpëtoi vdekjes dhe që denoncoi në polici 71 vjeçarin.

Vajza e tij ka folur në telefon me të atin dhe i është lutur të dorëzohet.

Lefter Zhidro rezulton se është martuar dy herë të tjera në fshatin e tij të lindjes dhe ka tre fëmijë. Njëri prej tyre jeton i vetëm, ndërsa një tjetër djalë në Norvegji. Gruaja e trete, Floresha ka vetëm një vajzë me të.