Flasin të rinjtë e plagosur nga Zhidro: Ishim duke ecur kur pamë që po na dilte gjak nga këmbët - Gazeta Express
string(94) "flasin-te-rinjte-e-plagosur-nga-zhidro-ishim-duke-ecur-kur-pame-qe-po-na-dilte-gjak-nga-kembet"

Flasin të rinjtë e plagosur nga Zhidro: Ishim duke ecur kur pamë që po na dilte gjak nga këmbët

Gazeta Express

24/09/2020 17:07

Po kalonin në rrugë kur panë që u gjakosën në këmbë. Ende nuk e kishin kuptuar që ishin qëlluar.

Ky është rrëfimi i dy të rinjve që u plagosën nga plumbat e qëlluar prej 71 vjeçarit Lefter Zhidru, i cili ia drejtoi breshërinë e plumbave forcave të policë që po i drejtoheshin banesës së tij për ta arrestuar.

Lexo Edhe:

Adenour Konaxhiu 21 vjeç dhe 22-vjeçari Ledio Saraçi thanë për abcneës se po shkonin drejt shtëpive për të ngrënë drekë.

 “As vetë nuk e dimë nga na erdhi. Po ktheheshim në shtëpi për të ngrënë bukë. Ishim duke ecur kur pamë që po na dilte gjak nga këmbët. Në atë moment u futëm në një banesë, pasi nuk po dinim çfarë po bëhej,”-tha njëri prej të rinjve