“Ku ishte ti” Para se t’i qëllonte policëve, Lefter Zhidru tentoi fillimisht të vrasë gruan - Gazeta Express
string(87) "ku-ishte-ti-para-se-ti-qellonte-policeve-lefter-zhidru-tentoi-fillimisht-te-vrase-gruan"

“Ku ishte ti” Para se t’i qëllonte policëve, Lefter Zhidru tentoi fillimisht të vrasë gruan

Gazeta Express

24/09/2020 16:13

71 vjeçari Lefter Zhidru armën e mori në banesë me qëllim për të vrarë të shoqen. Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan, ku 71 vjeçari ende po i bën rezistencë forcave speciale RENEA dhe nuk pranon të dorëzohet.

Gjithçka ka nisur nga një sherr i çastit mes të moshuarit dhe ish gruas së tij. Ngjarja e treguar sipas fqinjëve ka nisur kur i moshuari i ka kërkuar llogari ish gruas se ku kishte shkuar. Gjatë debatit i moshuari ka shkuar të marrë armën e zjarrit për të vrarë ish gruan. Kjo e fundit e ka kuptuar situatën dhe së bashku me të bijën 14 vjeçare, është larguar menjëherë nga banesa dhe ka njoftuar policinë.

Lexo Edhe:

Me të mbërritur atje, ndaj oficerëve të policisë është hapur zjarr nga ana e të moshuarit, i cili ende nuk i është dorëzuar forcave të rendit dhe vijon të qëndrojë i ngujuar në banesën e tij në lagjen ’11 nëntori’.