Mourinho synon që të bëhet trajner i një Kombëtareje - Gazeta Express
string(52) "mourinho-synon-qe-te-behet-trajner-i-nje-kombetareje"

Mourinho synon që të bëhet trajner i një Kombëtareje

Gazeta Express

23/09/2020 20:43

Trajneri i Spurs dëshiron që të përvojë entuziazmin e një Botërori nga një pozitë e palakmueshme, por është i pasigurt nëse do ta drejtonte vendin e tij

Jose Mourinho ka theksuar ambiciet e tij për të drejtuar skuadrën Kombëtare në një periudhë të caktuar të karrierës së tij, edhe pse trajneri i Tottenham nuk është i sigurt se do të ishte zgjidhje e mençur që ta drejtonte Portugalinë.

Lexo Edhe:

“Po, dua që të drejtoj një skuadër Kombëtare, dëshiroj që ta shijoj përvojën e një Botërori dhe Kampionati Europian, emocionet e një gare të shkurt”, tha Mourinho në konferencën për media të Spurs para ndeshjes në Maqedoni të Veriut kundër skuadrës shqiptare, Shkëndija.

Megjithatë, Mourinho nuk është i bindur që drejtimi i Atdheut të tij është zgjidhja më e mirë.

“A është Portugalia që do dëshiroja që ta drejtoja? Në njërën anë, por, sepse është në zemrën time”, shtoi ai. “Por është shumë e vështirë ta bëj këtë sepse është vendi ku ke lindur”. /GazetaExpress/