Numri i të shëruarve nga COVID-19 sot e tejkaloi atë të të infektuarve - Gazeta Express
string(70) "numri-i-te-sheruarve-nga-covid-19-sot-e-tejkaloi-ate-te-te-infektuarve"

Numri i të shëruarve nga COVID-19 sot e tejkaloi atë të të infektuarve

Gazeta Express

11/08/2020 15:13

Numri i personave të shëruar nga COVID-19, sot e ka tejkaluar numrin e të infektuarve. Vetëm në 24 orët e fundit, betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 190 persona, raporton Express.

Bazuar në raportin e fundit të IKSHP’së, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 6 mijë e 248.

Lexo Edhe:

 Ndërkohë, raste aktive në gjithë vendin janë rreth 4 mijë.

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988”, thuhet në njoftim./Gazeta Express