304 të prekur me koronavirus të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rënduar - Gazeta Express
string(84) "304-te-prekur-me-koronavirus-te-shtrire-ne-qkuk-dhe-spitale-24-ne-gjendje-te-renduar"

304 të prekur me koronavirus të shtrirë në QKUK dhe spitale, 24 në gjendje të rënduar

Gazeta Express

13/07/2020 18:29

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar ka njoftuar se 304 pacientë të prekur me COVID-19, janë të shtrirë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe spitalet e tjera, raporton Express.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ShSKUK’ja ka bërë me dije se 208 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 24 vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore.

Lexo Edhe:

“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 208 janë me oksigjenoterapi, 135 në QKUK dhe 73 në spitalet e përgjithshme. 24 pacientë vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar, nën përkujdesje intensive mjekësore”, thuhet në njoftim./Gazeta Express