Sarri, pas disfatës kundër Milanit: Na u bllokua truri për 15 minuta - Gazeta Express
string(66) "sarri-pas-disfates-kunder-milanit-na-u-bllokua-truri-per-15-minuta"

Sarri, pas disfatës kundër Milanit: Na u bllokua truri për 15 minuta

Gazeta Express

08/07/2020 10:15

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, insistoi se Juventusi as nuk duhet të tentojë ta analizojë “bllokimin e trurit” kundër Milanit sepse thotë se skuadra e tij ishte e klasit botëror dhe në kontroll total për 60 minuta të ndeshjes.

Bardhezinjtë mund të kishin shkuar në dhjetë pikë epërsi në krye të tabelës, pasi Lazio humbi me rezultat 2:1 kundër Lecces, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, epërsia e Juventusit mbeten në shtatë pikë pasi bardhezinjtë u mposhtën me rezultat 4:2 nga Milani, përkundër që paraprakisht kishin qenë në epërsi 2:0 në San Siro.

“Mendoj se 60 minutat e parë të ndeshjes ne ishim në nivel botëror. Ne ishim në kontroll të plotë dhe pastaj na u bllokua truri. S’duhet të mendojmë shumë për këtë sepse e kemi edhe një ndeshje tjetër brenda tri ditësh”, ka thënë Sarri për DAZN.

“Ne e kishim një bllokim të plotë të trurit për 15 minuta. Kjo i ka ndodhur edhe disa skuadrave të tjera në këtë periudhë. Ne duhet t’i marrim gjërat pozitive nga kjo ndeshje dhe ajo më pozitivja është që ishim në kontroll për një orë”.

“Zakonisht nuk është as e mundur të gjesh arsye për këto bllokime të trurit të pasqarueshme”. /Gazeta Express/