Hoti e Vuçiq përfaqësojnë Kosovën e Serbinë më 12 korrik në dialog, bashkë me Lajçak merr pjesë edhe Borell - Gazeta Express
string(106) "hoti-e-vuciq-perfaqesojne-kosoven-e-serbine-me-12-korrik-ne-dialog-bashke-me-lajcak-merr-pjese-edhe-borell"

Hoti e Vuçiq përfaqësojnë Kosovën e Serbinë më 12 korrik në dialog, bashkë me Lajçak merr pjesë edhe Borell

Gazeta Express

06/07/2020 14:19

Kosova dhe Serbia do të ulen në tavolinë të dialogut me datë 12 korrik me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, raporton Gazeta Express.

Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti derisa shtetin serb, presidenti Aleksandër Vuciq.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka shkruar në Twitter për raundin e ri të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Ai  ka konfirmuar se dialogu rinis me datë 12 korrik në Bruksel, derisa, bëhet e ditur se i pranishëm në takim do të jetë edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajcak.

Stano ka shkruar se Hoti me Vuciq do të takohen për të punuar lidhur me një marrëveshje gjithëpërfshirëse si dhe për normalizimin e marrëdhënieve./GazetaExpress/