4 të vrarë në 24 orë, reagon opozita: Shkrehja e armëve ka nxjerrë shtetin jashtë loje - Gazeta Express
string(84) "4-te-vrare-ne-24-ore-reagon-opozita-shkrehja-e-armeve-ka-nxjerre-shtetin-jashte-loje"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 13:25

4 të vrarë në 24 orë, reagon opozita: Shkrehja e armëve ka nxjerrë shtetin jashtë loje

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2022 13:25

4 të vrarë në më pak se 24 orë në Shqipëri. Ngjarja e fundit kriminale ndodhi sot në Vlorë pranë mbikalimit të Panajasë ku mbetën viktima të një atentati të mirëorganizuar Geno Lena alias Shpati Lena 37 vjeç dhe Hakim Xhezo 34 vjeç.

Këto ngjarje kriminale kanë sjellë reagimin e opozitës. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj thotë se shteti është dorëzuar përballë krimit dhe se sezoni i përgjakur i kësaj vere e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët.

Lexo Edhe:

“Dy vrasje brenda pak orësh dëshmojnë dhe njëherë se shteti është dorëzuar përballë krimit. Sezoni i përgjakur i kësaj vere, krimi që shëtit rrugëve i pashqetësuar e kanë bërë edhe më të vështirë jetën për qytetarët. Përgjegjësia kryesore për këtë situatë të kriminalizuar është e kryeministrit dhe e gjithë strukturës që nën drejtimin e tij është e përfshirë në botën e errët të krimit ose është e paaftë për të menaxhuar situatën e rënduar.

Janë të njëjtat hallka të zinxhirit me drejtues Edi Ramen që kriminalizuan votën e shqiptarëve duke deformuar vullnetin e qytetarëve të 25 prillin e vitit të kaluar. Për shqiptarët është e qartë se qëndrimi në pushtet i qeverisë Rama është tregues i qartë se situata nuk mund të ndryshojë. Vetëm largimi i kësaj qeverie dhe drejtuesve të saj është garanci se siguria mund të rikthehet dhe qytetarët të kenë garanci për jetën  e tyre”, shprehet Alibeaj.

Endrit Braimllari nga “Partia e Lirisë” bën fajtor për vrasjen kryeministrin Edi Rama, për të cilin thotë se vuri në funksion krimin e organizuar. “Siguria Kombëtare në rrezik. Vendi në pushtetin e krimit të organizuar. Rama dhe Rilindja vendosën qeverinë në funksion të krimit të organizuar. Rilindja bashkëpuntore me krimin e organizuar.

Policia e shtetit jashtë funksionin është kthyer ne Polici statistikash ku për fatin e keq numëron viktimat. Ka vetëm një rrugë largimin e kësaj qeverie kriminale e cila po rrezikon çdo ditë jetën e qytetarëve“, shkruan Braimllari.

Të njëjtin qëndrim ndaj edhe deputeti i PD, Arbi Agalliu.

“Vrasjet vazhdojnë!!! Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i atentatit në hyrje të Vlorës! Qyteti i Vlorës është kthyer prej vitesh në qytet ku krimi i organizuar dhe ai ordiner kryejnë vrasje e vjedhje në mes të ditës pa asnjë problem. Qyteti i Vlorës me dhjetra djem të zhdukur në këto vite i është dorëzuar aktivitetit kriminal“, tha Agalliu.

Për ngjarjet e rënda të ndodhura në harkun kohor të 24 orëve ka reaguar edhe deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

“Vrasjet e raportuara përditshëm dhe mungesa e reagimit të qeverisë po krijojnë pasiguri të plotë tek qytetarët, kujtdo që i shkrepet godet kudo dhe pa pasur asnjë frikë nga autoriteti i shtetit.  Adoleshentë qē lëvizin me armë në mes të qytetit si në Elbasan, shkrehja e armëve në mes të rrugës kombëtare sot në Vlorë, vrasjet tipike mafioze të pazbardhura në Fushë Krujë dhe Laç dhe gjëndja permanente e kriminalitetit e kanë nxjerrë qeverinë nga loja, sovranitetin në territor duket sikur e kanë bandat!”, shkruan Salianji.

“Mungesa e autoritetit të shtetit vjen kryesisht si pasojë e bashkëpunimit të qeverisë me bandat gjatë zgjedhjeve për ti përdorur si patronazhista dhe pas zgjedhjeve për t’iu dhënë pasuri publike, tendera dhe emërime në asministratë! Degradimi i situatës po shkon paralelisht me degradimin e qeverisjes, duhet një qeveri që të ketë aleat qytetarët dhe jo krimin!”, thekson ai.

/Gazeta Express