Janë identifikuar 2 viktimat e atentatit të dyfishtë të ndodhur sot në Vlorë.
Viktimat janë Shpati Lena rreth 40 vjeç, dhe Agim Xhezo gjithashtu rreth 40 vjeç.
Emrat e tyre nuk janë të panjohur për policinë pasi kanë qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për 2019 në Vlorë. Në gusht të këtij viti në zonën e Ujit të Ftohtë grupi i Shpati Lenës vrau Arben Beqirajn pasi ky i fundit rrahu punëtorin Gazmend Alushi që kujdesej për kalin e Eduart Xhezos. Shpati Lena ishte miku ndërsa Hakim Xhezo është i afërmi i pronarit të kalit, Eduartit.
Dy viktimat udhëtonin me makinën e tyre tip “Mercedez B-Class”, ku një makinë tip “BMW” i ka parakaluar dhe 3 autorët që ishin brenda saj kanë hapur zjarr duke i lënë të vrarë në vend.
Për shkak të plumbave, mjeti i viktimave humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Ndërsa pak minuta pas ngjarjes makina e autorëve është gjetur e shkrumbuar Çerven të Fierit. Makina e tyre tip BMW ishte me targa italiane. Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë. Dyshimet e para të çojnë drejt vrasjes për hasmëri.
/Gazeta Express