3609 raste aktive me Covid-19, synohet dyfishimi i vaksinimit kundër gripit sezonal - Gazeta Express
string(82) "3609-raste-aktive-me-covid-19-synohet-dyfishimi-i-vaksinimit-kunder-gripit-sezonal"

3609 raste aktive me Covid-19, synohet dyfishimi i vaksinimit kundër gripit sezonal

Gazeta Express

09/08/2020 10:57

Disa ditë pasi shifrat e rasteve ditore me Covid-19 kishin shënuar rënie, gjatë ditës së djeshme numrat përsëri kanë shënuar ngritje. Nga 1828 teste, pozitiv kanë rezultuar 200 persona.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup-65, Kumanovë, 14, Shtip 21, Tetovë 12, Veles 12, Gostivar 14 dhe në shumë qytete të tjera ka më pak së 10 të infektuar. Jetën e kanë humbur katër persona, një 70 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Gostivari, një 51 vjeçar nga Kumanova dhe një 66 vjeçar nga Makedonski Brodi. Dy pacientë kanë vdekur në spital kurse dy në kushte jashtëspitalore. Gjatë ditës së djeshme shumë i ulët është numri i pacientëve të shëruar, edhe atë vetëm 15.

Lexo Edhe:

Në vend deri tani janë bërë gjithsej 113 mijë e 619 teste prej të cilave gjithsej janë detektuar 11 754 raste. Aktualisht në vend janë 3609 raste aktive.

Forcimi i kapaciteteve spitalore, për testim të shpejtë, rritja e kuadrit mjekësorë janë disa nga hapat që Ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmerr në kuadër të përgatitjeve për një valë të re të mundshme të virusit korona në vjeshtë. Ministri i Shëndetësisë Venko FIlipçe në një deklaratë për Alsat thotë se vijon edhe ndërtimi i spitaleve modulare në 16 komunat e vendit.

Fillimisht i përgatisim 16 “Covid qendra” sipas shembullit të spitalit modular afër klinikës infektive që të rritet numri i shtretërve spitalor në të gjithë spitalet në shtet. Dhe në tërësi të veçohen këto pacientë me Covid.  Në të gjitha këto 16 Covid qendrat të ketë edhe diagnostikim të shpejtë. Që të dihet menjëherë pas pranimit nëse pacienti është bartës ose jo i virusit. Që të duhet në çfarë drejtimi të ecet. Më pas bisedë me 30 mjekët e ri të licencuar ku pjesa më e madhe e atyre që morën licencën para disa kohe, pranuan që të punojnë me kolegët e tyre më të moshuar”-tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Ministri Filipçe deklaron se pjesë e strategjisë është edhe dyfishimi i vaksinave pa pagesë të gripit sezonal. Thotë se vaksina nuk do të jetë e obligueshme, por është masë e rëndësishme për mbrojtje nga Covid 19, sidomos për personat e grupeve më të rrezikuara.

Do i vaksinojmë të gjithë personat mbi 65 vjeçarë, pensionistët, do të ketë vaksina edhe për punonjësit shëndetësorë, për gratë shtatzëna, për ata që mendojmë se më së shumti duhet të mbrohen. Besoj se do të ketë rezultat të mirë dhe se do të pranojnë vaksinimin. Të mbrohen të paktën nga gripi sezonal, pasi për atë ka mbrojtje. E shohim sa është vaksinimi i rëndësishëm kur ballafaqohemi me sëmundje për të cilën nuk ka vaksinë”-pohoi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Lidhur me personelin mjekësor aktual, ministri Filipçe thotë se për momentin nuk ka mungesa të specialistëve. Madje shton se mjekët kanë filluar të shfrytëzojnë edhe pushimet, pas një plani me drejtorët e spitaleve, që në asnjë moment klinikat të mos mbeten pa specialistë dhe pa personel adekuat.