23-shi i LDK-së Fehmi Kupina - Gazeta Express
string(28) "23-shi-i-ldk-se-fehmi-kupina"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

12/10/2021 13:25

23-shi i LDK-së Fehmi Kupina

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

12/10/2021 13:25

Prishtina po ballfaqohet si asnjëherë tjetër me një garë shumë të fortë jo vetëm për personin që do jetë në krye të kryeqytetit por edhe për ulset për kuvendin komunal, njerëz me reputacion e profesionist të shquar janë pjesë e listave zgjedhore gjë që i bën këto zgjedhje të jenë akoma më të veçanta nga ato me të cilat tashmë jemi mësuar.

Ndër ta është edhe kandidati Fehmi Kupina i cili vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e që kontributi i tij dhe jo vetëm, gjithnjë i rrethuar edhe me mbështetjen e pashoq familjare në këtë parti njihet që nga themelimi i saj.

Numri 23 i kësaj liste, ekonomisti Fehmi Kupina shquhet si njeri punëtor, profesional, bashkëpunues në çdo detyrë e përgjegjësi që merr përsipër, respektivisht vet z. Kupina gëzon një respekt për personalitetin e tij human, si njeri me vyrtyte të larta njerëzore nga vetë bashkëvendasit e tij, banorët e Prishtinës.