114 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Infektivë, katër në gjendje kritike - Gazeta Express
string(112) "114-te%cc%88-infektuar-me-koronavirus-po-trajtohen-ne%cc%88-infektive%cc%88-kate%cc%88r-ne%cc%88-gjendje-kritike"

114 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Infektivë, katër në gjendje kritike

Gazeta Express

02/07/2020 15:08

114 persona të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku 59 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Infektiva ka bërë me dije se katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

Lexo Edhe:

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtyuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me Respirator”, thuhet në raport.

Klinika ka njoftuar se dje janë liruar tetë raste pozitive me koronavirus të cilët kanë qenë në gjendje klinike stabile./Gazeta Express