Terrorizmi e integrimi i Shqipërisë, temë diskutimi mes Ramës e Kurzit - Gazeta Express
string(69) "terrorizmi-e-integrimi-i-shqiperise-teme-diskutimi-mes-rames-e-kurzit"

Gazeta Express

16/11/2020 12:15

Terrorizmi e integrimi i Shqipërisë, temë diskutimi mes Ramës e Kurzit

Gazeta Express

16/11/2020 12:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një video-konferencë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, raporton Gazeta Express.

Në video-konferencë thuhet se u bisedua mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë e COVID-19 dhe mbështetjen e Austrisë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE.

Lexo Edhe:

“Sapo pata një video-konferencë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë dhe kryetarin e Zyrës së OSBE, Edi Rama mbi luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, pandeminë COVID19 dhe mbështetjen tonë për procesin e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kurz në një postim në Twitter.

“Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen atij”, shprehet kancelari austriak, Sebastian Kurz. /Gazeta Express