Ky është momenti kur një super jaht përplaset në portin e ishujve të Karabieve.
Jahti ‘Ecstasea’ është filmuar kur humb kontrollin dhe për pak sekonda përplaset me një kabinë të vogël që e shkatërron të tërën.
E gjitha ndodhi për shkak të motit të ligë dhe erërave të forta.
Ky jaht është ndërtuar për miliarderin rus, pronarin e klubit futbollistik Chelsea, Roman Abramovich, ndërsa në vitin 2009 ai e shiti për 120 milionë dollarë Princit të Abu Dhabit.