Parashikimi i horoskopit për sot - Gazeta Express
string(34) "parashikimi-i-horoskopit-per-sot-8"

Parashikimi i horoskopit për sot

Rozë

Gazeta Express

07/05/2024 7:27

Dashi

Është një periudhë gjatë së cilës duhet të shihni përreth për të kërkuar zgjidhje të reja. Nëse ajo që keni nuk ju pëlqen dhe nuk ju kënaq, ka ardhur koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme. Kapni fluturimthi çdo mundësi, edhe nëse bëhet fjalë për kontrata me kohë te pjesshme apo të plotë.

Lexo Edhe:

Demi

Parashikohet një ditë e mirë sa i takon dashurisë dhe ndjenjave. Historitë e lindura prej pak kohësh, mund të japin frute shumë të mira. Do të ndiheni të vlerësuar dhe po ashtu të vlerësuara do të jenë edhe raportet ndërpersonale. E keni lënë pas shpine periudhën negative, ku më në fund do mund të relaksoheni dhe të shijoni historinë tuaj të dashurisë, duke menduar edhe për diçka më serioze që do kërkojë përkushtimin tuaj.

Binjakët

Do të jetë një ditë më e mirë në raport me ato që keni lënë pas, ku keni qenë nervozë dhe të tensionuar. Por sërish nervozizmi do të jetë i pranishëm. Kjo gjë mund të shkaktojë përkeqësim humori dhe tolerancë të paktë në raportin në çift. Lëreni Hënën e pranishme në shenjë që t’ju udhëheqë dhe mundohuni që të rigjeni qetësinë dhe gjallërinë e munguar.

Gaforrja

Parashikohet një ditë pozitive dhe interesante edhe pse do të jetë e mbushur me angazhime të shumta. Puna do ju lodhë së tepërmi, për shkak të ndikimit të kundërt të Saturnit, ku do të lodheni jo pak për të arritur rezultatet e shpresuara, por më në fund do ia dilni. Mos kini frikë nga ndryshimet.

Luani

Nisin tre ditë verifikimesh, mund të shihni qartë nëse nismat që keni ndërmarrë janë të realizueshme apo jo. Duhet të analizoni mirë situatën ekonomike për çdo gjë. Mundohuni që të jeni më pak kontradiktor, pasi shpesh duket sikur jeni ju që i provokoni tensionet.

Virgjëresha

Bëni kujdes sa i takon ndjenjave, pasi dashuria nuk është shumë e favorizuar. Do të jeni të pushtuar nga melankolia dhe reflektimi i tepërt mund të ketë ndikim negativ në raportin në çift. Mundohuni që të udhëhiqeni nga instinkti dhe shfaqeni veten ashtu siç jeni në raport me të tjerët.

Peshorja

Në këtë moment keni nevojë të shkëputeni dhe relaksoheni. Jeni të mbingarkuar nga përgjegjësitë dhe si të mos mjaftonte, ndjeni edhe peshën e të tjerëve mbi vete.

Akrepi

Gjatë kësaj periudhe jeni tejet emocional, sidomos sa i takon jetës në çift. Kush ka arritur që të kalojë një periudhë krize, tashmë do të jetë i shqetësuar për paratë dhe projektet. Ndërsa kush ka përjetuar një ndarje, po përjeton një periudhë vuajtje. Këshillohet që ta lini pas të shkuarën, në mënyrë që të jetoni më mirë të ardhmen.

Shigjetari

Ndjeni nevojën për emocione të reja të forta. Për këtë arsye, ndonjë lidhje e cila po bëhet e mërzitshme është në rrezik. Nëse dashuroheni lehtësisht, po aq lehtësisht dilni prej saj.

Bricjapi

Mos e shtyni veten të punoni shumë sot nëse nuk jeni në humor për ta bërë këtë gjë. Ka gjasa që më vonë gjatë këtij viti të fajësoni veten për faktin që nuk keni punuar më shumë, kështu që rrini të qetë dhe merreni jetën si të vijë.

Ujori

Kjo nuk është koha të jeni i pavendosur. Dielli në Ujor ju jep energji dhe ambicje, por prania e shtuar e Venusit në shenjën tuaj ka trazuar ndjenjat për një mik. Kujdes se mund ta humbisni!

Peshqit

Ndaluni një çast e reflektoni për të shkuarën tuaj! Jeta ndërpersonale po lundron në ujëra të turbullta. Financat janë pezull, ndërsa dashuria nuk po sheh përmirësime.