Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës - Gazeta Express
string(101) "osmani-flet-ne-ngjarjen-e-mcc-ne-prani-te-george-w-bush-shba-ja-eshte-ne-adn-ne-e-suksesit-te-kosoves"

Osmani flet në ngjarjen e MCC në prani të George W Bush: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës

Lajme

Gazeta Express

07/05/2024 11:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani ka thënë se roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës prandaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këtë Osmani e ka thënë në ngjaren kryesore me rastin e 20 vjetorit të MCC_së në prag të Samitit SHBA-Afrikë, ku edhe po merr pjesë presidenti George W Bush si themelues i MCC-së.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë.

Në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George Ë. Bush, njëherit themelues i MCC-së, fola për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç’rast rikonfirmova rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin.

Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi  duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë.