Gjykata ngrin llogarinë bankare të kompanisë së Piques, mes hetimeve për Superkupën e Spanjës - Gazeta Express
string(92) "gjykata-ngrin-llogarine-bankare-te-kompanise-se-piques-mes-hetimeve-per-superkupen-e-spanjes"

Gjykata ngrin llogarinë bankare të kompanisë së Piques, mes hetimeve për Superkupën e Spanjës

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 18:27

Një Gjykatë në Spanjë ka urdhëruar që një llogari bankare që i përket “Kosmos”, një kompani e krijuar dhe në pronësi të ish-yllit të Barcelonës, Gerard Pique, të ngrihet mes dyshimeve për destinacionin e fondeve.

Ky rast është pjesë e hetimit të “Operation Brody”, që po shqyrton marrëveshjen për të çuar Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, të bërë nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF), transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kosmos” veproi si ndërmjetës në marrëveshje dhe Gjykata ka urdhëruar që bonuset e suksesit prej 3 milionë eurosh të paguara për “Kosmos” nga “SELA”, një kompani saudite në anën tjetër të marrëveshjeve, të vihen nën një embargo.

“AS” pretendon se kjo është e fundit nga pesë llogaritë bankare të lidhura me Pique, që janë duke u hetuar.

Marrëveshja u arrit gjatë kohës së ish-presidentit të RFEF, Luis Rubiales, dhe pasi një sërë mesazhesh zanore dhe tekstesh midis Rubiales dhe Pique u zbuluan nga mediat, ka dyshime për marrëdhënien e tyre.

Pique në të kaluarën ka mohuar çdo keqbërje apo konflikt interesi, qoftë në lidhje me marrëdhënien e tij me Rubiales apo marrëveshjen me Arabinë Saudite. /Gazeta Express/