Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut katër të arrestuar - Gazeta Express
string(74) "aksion-i-policise-se-kosoves-vetem-ne-komunen-e-istogut-kater-te-arrestuar"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 10:56

Aksion i Policisë së Kosovës, vetëm në Komunën e Istogut katër të arrestuar

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 10:56

Policia e Kosovës ka arrestuar katër zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Istogut, raporton Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj.

Lexo Edhe:

“Kanë ardhur i kanë marrë me polici, katër zyrtarë të drejtoratit të bujqësisë, nuk kanë dhënë asnjë informacion, s’e kanë informuar askënd prej komunës”, ka deklaruar Ademaj.

Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se momentalisht nuk mund të jeoen shumë detaje rreth aksionit të sotëm.

Zëdhënësi i poicisë, Baki Kelani, ka deklaruar për Express se aksioni i sotëm po bëhet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është duke e realizuar një operacion policor, ku pas përfundimit do të jepen informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani./GazetaExpress/