"A veç pse jam vejan", ferizajasi ankohet që i vendosen muralin e Rita Orës në ndërtesën e tij - Gazeta Express
string(91) "a-vec-pse-jam-vejan-ferizajasi-ankohet-qe-i-vendosen-muralin-e-rita-ores-ne-ndertesen-e-tij"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 19:27

“A veç pse jam vejan”, ferizajasi ankohet që i vendosen muralin e Rita Orës në ndërtesën e tij

Lajme

Gazeta Express

15/04/2021 19:27

Burrit nga Ferizaji, ku në shtëpinë e tij është vendosur murali i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk i ka pëlqyer kjo vepër.

Ai akuzon kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu, për të cilin thotë se nuk e ka pyetur për vendosjen e këtij murali në shtëpinë e tij.

Lexo Edhe:

Madje thotë se arsyeja pse është vendos ky mural është pasi ai është vejan.

“Kanë shku ma kanë vnue një grue në shpinë teme, i thash pse ma keni vnue, tha vejan ti e ta kemi vnue. Kom ankesë kundra Agim komunës. Më kanë bo hor o bac, më thojshin je vejan ta kemi vnue. Ma bre unë vejan jam, por Agimi ma kish que kish thon vnone në shpi të bacit.

Kqyre argumentin, e kanë vnue në shpi teme. Marre me m gjit mu syreta të grave aty vec që jom vejan. Po nejse po mujnë, se forca po jau bon”, thotë burri, i njohur në Ferizaj si baci.

Ai thotë se i vjen rëndë që të tjerët ta shikojnë muralin e vendosur në shtëpinë e tij.

Këngëtarë shqiptare por në banesë teme me ma ngjit pom vjen mu rëndë me pa hallku aty. Ajo është e bukur është njeri i mirë, por këta ku e gjetën bash mu me ma vnu aty. Le të përgjigjet Agimi pse, edhe s’um ka vetë hiq vec kur po e shoh që e kanë ngjit aty”, shtoi Baci në ATV.

“Bukur është kjo, por pse mu nuk mkan pyet në shpi teme, më kanë vnue gra aty”, thotë për fund ai. /Express/