Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings - Gazeta Express
string(70) "powertregonmundesite-e-kosoves-pas-vleresimit-kreditor-moment-historik"

Shefja e USAID tregon përfitimet për Kosovën pas vlerësimit kreditor nga Fitch Raitings

Lajme

Gazeta Express

05/05/2024 21:19

Samantha Power, administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), përmes një reagimi në platformën “X”, ka cilësuar si moment historik faktin që Kosova së fundmi ka marrë për herë të parë vlerësimin e saj kreditor që do të mundësojë tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë.

Ajo ka thënë se kjo do të ia mundësojë Kosovës rritjen në qasjen në tregjet globale të kapitalit.

Lexo Edhe:

“Kosova së fundi siguroi një vlerësim sovran të kredisë nga Fitch Ratings për herë të parë me mbështetjen e USAID. Ky moment historik do të tërheqë investime të huaja, do të zvogëlojë kostot e huamarrjes, do të rrisë aksesin në tregjet globale të kapitalit dhe do të ndihmojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike”, ka thënë ajo. /Gazeta Express