Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR'it pa "zonat sensitive" atje - Gazeta Express
string(103) "nensekretarja-allen-vizitoi-ushtaret-amerikane-ne-veri-nga-helikopteri-i-kforit-pa-zonat-sensitive-atje"

Nënsekretarja Allen vizitoi ushtarët amerikanë në Veri, nga helikopteri i KFOR’it pa “zonat sensitive” atje

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 22:28

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë në Veri, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar zonën atje.

Lexo Edhe:

Allen ndërkaq tha sot se është mirënjohëse që trupat amerikane ofrojnë mjedis të sigurt dhe garantojnë lirinë e lëvizjes së qytetarëve në mënyrë të sigurt.

Këtë deklaratë ajo e tha gjatë vizitës në kampin “Nothing Hill”, së bashku me ambasadorin e Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Thellësisht mirënjohës për trupat amerikane që ofrojnë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për kosovarët si pjesë e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të NATO-s”, tha ajo./Express/