Shpërthen edhe në Maqedoni, klubi shqiptar i Shkupit çohet kundër presidentit të federatës, Sejdinit - Gazeta Express
string(98) "shperthen-edhe-ne-maqedoni-klubi-shqiptar-i-shkupit-cohet-kunder-presidentit-te-federates-sejdinit"

Shpërthen edhe në Maqedoni, klubi shqiptar i Shkupit çohet kundër presidentit të federatës, Sejdinit

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 22:32

Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Shkupi ka shpërthyer kundër presidentit të Federatës së Futbollit atje, Muamed Sejdini.

Sot kur përfundoi edhe zyrtarisht kampionati, e ku ekipi tjetër shqiptar, Struga u shpall kampion, Shkupi ka reaguar, duke thënë se nuk e duartrokasin klubin e Strugës për titullin e fituar.

Lexo Edhe:

Ekipi shkupjan hodhi dyshime se trofetë nuk fitohen por shiten dhe thanë se këtë do ta shpjegojnë së shpejti me një takim gjithëpërfshirës.

Në komunikatë, FC Shkupi tha se presidenti i Federatës, Sejdini vetëm se e dëmton futbollin.

Kjo është komunikata e plotë e tyre, pa ndërhyrje:

Pritëm të përfundonin ndeshjet për të folur për shumë gjëra.

Sot, para së gjithash, i duartrokasim lojtarët dhe ekipin teknik të KF Struga sepse askush nuk mund t’i anashkalojë përpjekjet e tyre, por klubin strugan nuk e duartrokasim dhe nuk do ta bëjmë kurrë.

Fatkeqësisht në këtë vend trofetë nuk fitohen, por shiten. Këtë do ta tregojmë dhe do t’ia shpjegojmë gjithë Maqedonisë, me një takim shumë gjithëpërfshirës.

Presidenti i federatës së futbollit nuk ka çfarë t’i japë futbollit, ai vetëm e dëmton futbollin. Nëse tema është futbolli i vendit, duhet të heqim qafe urgjentisht këtë president federate futbolli. Duke u fshehur pas politikës, duke përdorur emrin e politikës, e ndonjëherë edhe me ata të politikës, u shërbejnë interesave të tyre, e jo futbollit.

Ky president federate është qeliza kancerogjene e futbollit.

Futbolli i këtij vendi duhet ta heqë qafe këtë njeri sa më parë.

Çdo gjë do ta ndajmë së bashku me publikun në detaje javën e ardhshme. Askush nuk do të shpëtojë duke u fshehur pas politikës dhe duke bërë të gjitha lojërat e pista duke përdorur politikën.

Ne do të marrim vendime shumë serioze për të ardhmen e FC Shkupit, ndërsa arsyet do ti ndajmë së bashku me publikun.