Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania” - Gazeta Express
string(99) "zyrtarizohet-miqesorja-e-pare-e-muajit-qershor-shqiperia-do-te-perballet-me-izraelin-ne-air-albania"

Futboll

Gazeta Express

30/04/2026 13:45

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin në “Air Albania”

Futboll

Gazeta Express

30/04/2026 13:45

Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit. Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane.

Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.

Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement