Sonte në aksion do të jenë ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës.
Ekipi portugez, Braga do te jetë nikoqir i ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Europës ndaj gjermanëve të Freiburgut, shkruan Gazeta Express
Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të jetë tërësisht angleze, teksa Nottingham Forest përballet me Aston Villan.
Në Ligën e Konferencës, Rayo Vallecano i Spanjës do ta presë ekipin francez, Strasbourg.
Kurse, në ndeshjen tjetër do të ballafaqohen Shakhtar Donetsk dhe Crystal Palace.
Të katër këto ndeshje nisin nga ora 21:00. /Gazeta Express/