Zyrtari policor godet me veturë këmbësorin në Fushë Kosovë - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/10/2020 20:44

Zyrtari policor godet me veturë këmbësorin në Fushë Kosovë

Lajme

Gazeta Express

17/10/2020 20:44

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Një zyrtar policor atje ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, i aksidentuari është dërguar me auto ambulancë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin./Express