Epoka e Didier Deschamps në krye të Kombëtares së Francës ka marrë fund.
Federata Franceze e Futbollit e ka zyrtarizuar emërimin e Zinedine Zidanet si trajnerin e ri të “Les Bleus”, duke ia besuar legjendës franceze drejtimin e ekipit kombëtar pas 14 vitesh të Deschampsit në stol.
Zidane rikthehet në bankinë pas pesë vitesh larg futbollit, që nga largimi i tij nga Real Madridi në vitin 2021, përcjell “Gazeta Express”.
Emërimi i tij ishte pritur prej kohësh, por Federata Franceze e mbajti procesin në fshehtësi deri në zyrtarizimin e sotëm.
Didier Deschamps e mbyll aventurën e tij si përzgjedhës me një bilanc të jashtëzakonshëm.
Nën drejtimin e tij, Franca e fitoi Kupën e Botës në vitin 2018, e arriti finalen e Botërorit 2022, triumfoi në Ligën e Kombeve në vitin 2021 dhe e luajti finalen e Euro 2016.
Botërori 2026 ishte turneu i fundit për të në krye të kombëtares franceze.
Për Zidanen, ky është realizimi i një objektivi të kahershëm.
Ish-trajneri i Real Madridit, fitues i tre trofeve radhazi të Ligës së Kampionëve, do ta nisë zyrtarisht aventurën e tij me Francën në muajin shtator, me synimin për ta rikthyer kombëtaren në majën e futbollit evropian dhe botëror. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...