Reijnders mund të largohet nga City pas vetëm një viti - Gazeta Express
string(54) "reijnders-mund-te-largohet-nga-city-pas-vetem-nje-viti"

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 15:52

Reijnders mund të largohet nga City pas vetëm një viti

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 15:52

Tijjani Reijnders mund të përfundojë duke u larguar nga Manchester City pas vetëm një sezoni në “Etihad”.

Mesfushori holandez, i cili u transferua te kampionët e Anglisë nga Milani, është një nga emrat që mund të jetë në qendër të lëvizjeve të afatit kalimtar të verës.

“Citizens” e kishin blerë Reijndersin për 55 milionë euro, plus 15 milionë nga bonuset, pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Milanit.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, situata e tij në klubin anglez nuk është aq e sigurt, mbi të gjithas pas largimit të trajnerit Pep Guardiola dhe një largim i mundshëm i tij pas vetëm një viti nuk përjashtohet, shkruajnë mediat italiane, përcjell “Gazeta Express”.

Milani e kishte konsideruar shitjen e tij si një operacion të rëndësishëm ekonomik, edhe pse shumë e vlerësuan si një largim për një shifër më të ulët sesa vlera reale e lojtarit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Reijnders do ta vazhdojë aventurën në Premierligë apo nëse do të jetë një nga surprizat e tregut veror të futbollit.

Reijnders e ka sot ditëlindjen, i mbush 28 vjet, ndërsa nuk e di ende se ku do të luajë në edicionin 2026/27.

Janë disa skuadra që kanë kërkuar informata për të, ndërsa thuhet se Galatasaray është më i vendosuri për ta sjellë mesfushorin kreativ në Turqi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement