Ylli brazilian Neymar Junior ka konfirmuar zyrtarisht tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit, duke mbyllur një kapitull të jashtëzakonshëm me fanellën verdhejeshile.
Në deklaratën e tij, sulmuesi u shpreh:
“Historia ime me Kombëtaren e Brazilit ka përfunduar. Gjithmonë kam luftuar për të mbrojtur ngjyrat e kësaj fanele. Por nuk dua të luaj më.”
Neymar largohet si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola në 130 paraqitje, duke lënë pas një trashëgimi që do të mbetet gjatë në futbollin brazilian.
Gjatë karrierës së tij me “Seleçaon”, ai fitoi Medaljen e Artë Olimpike (Rio 2016) dhe FIFA Confederations Cup (2013)
Edhe pse nuk arriti ta fitonte Kupën e Botës, Neymar ishte për më shumë se një dekadë figura kryesore e Brazilit dhe një nga futbollistët më të talentuar të gjeneratës së tij. Largimi i tij shënon fundin e një epoke për kombëtaren pesë herë kampione të botës.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...