Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë, Rainer Rudolph dhe Këshilltarin Politik të Ambasadës, Payam Ghalehdar.
Në njoftim bëhet e ditur se, Rudolph, ka uruar Gashin për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim në fushat që ka nevojë institucioni i Prokurorit të Shtetit.
‘’ Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë zhvilluan diskutime konstruktive për çështjet që lidhen me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një element kyç në rrugën drejt integrimit evropian’’, thuhet mes tjerash në njoftim.
Postimi:
Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i Gjermanisë flasin për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës
Prishtinë, 29 korrik 2026 – Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, z. Rainer Rudolph dhe Këshilltarin Politik të Ambasadës, z. Payam Ghalehdar.
Fillimisht, Ambasadori Rudolph e uroi Kryeprokurorin Gashi për detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim në fushat që ka nevojë institucioni i Prokurorit të Shtetit.
Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë zhvilluan diskutime konstruktive për çështjet që lidhen me forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, me theks të veçantë në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si një element kyç në rrugën drejt integrimit evropian.
Po ashtu, pjesë e diskutimeve të përbashkëta ishte edhe nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve ligjzbatuese gjermane; forcimi i pavarësisë institucionale; reformat e planifikuara nga Kryeprokurori i Shtetit në funksion të avancimit të proceseve të punës; integrimi i komuniteteve joshumicë në sistemin prokurorial; mbështetja institucionale për investitorët e huaj që investojnë në Republikën e Kosovës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Kryeprokurori i Shteti, z. Zejnulla Gashi, dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, z. Rainer Rudolph, theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit institucional edhe në të ardhmen.
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...