Neymar ka konfirmuar edhe një herë se nuk do të rikthehet më te Kombëtarja e Brazilit, duke i dhënë fund çdo spekulimi për një rikthim të mundshëm pas eliminimit të “Seleçaos” nga Kupa e Botës 2026.
Sulmuesi 34-vjeçar i Santosit, i cili e njoftoi largimin nga përfaqësuesja menjëherë pas humbjes 2-1 nga Norvegjia në fazën e 1/8-ave të finales së Botërorit, deklaroi për gazetën braziliane “O Globo” se vendimi i tij është përfundimtar, përcjell “Gazeta Express”.
“Kam dhënë gjakun për Brazilin. Nuk dua ta bëj më. Mendoj se kam dhënë gjithçka që mundesha”, u shpreh Neymar, duke e përsëritur se aventura e tij me fanellën e Brazilit ka marrë fund.
Neymar e mbyll karrierën me Kombëtaren si golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, me 80 gola në 130 paraqitje, ndërsa mori pjesë në katër edicione të Kupës së Botës.
Pas eliminimit në Botërorin 2026, ai u shpreh me emocione:
“Provova, provova. Filloi këtu dhe përfundoi këtu. Tani gjithçka ka marrë fund.”
Megjithëse legjenda braziliane Ronaldo Nazário i ka bërë thirrje ta rishqyrtojë vendimin dhe të mos nxitojë me pensionimin nga Kombëtarja, Neymar mbetet i vendosur se cikli i tij me Brazilin ka përfunduar. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...