Zyrtare: Matuidi largohet nga Juventusi - Gazeta Express
string(38) "zyrtare-matuidi-largohet-nga-juventusi"

Zyrtare: Matuidi largohet nga Juventusi

Gazeta Express

12/08/2020 17:32

Blaise Matuidi zyrtarisht ka prishur kontratën e tij me Juventusin dhe pritet që gjatë javëve edhe zyrtarisht ti bashkohet Inter Miamit në MLS

Mesfushori 33 vjeçar i ishte bashkuar bardhezinjve nga PSG në verën e vitit 2017 për 25 milionë euro plus bonuset.

Lexo Edhe:

Besohet se ai vetëm ka nënshkruar për klubin e Major League Soccer, Inter Miami që është në pronësi të David Beckham.

“Mesfushori francez pritet të largohet nga Juventus pas tri viteve ku ka fituar pesë trofe me klubin”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Me ngjyrat tona në kurriz ai ka luajtur me zemër dhe ka dhënë maksimumin për çdo ndeshje: duke bërë presion të kundërshtarët, ka vrapuar shumë dhe ka dhënë shumë për skuadrën”, thuhet tutje në deklaratë. /GazetaExpress/