Lis Shoshi ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te KB Peja.
Kampioni në fuqi i Kosovës njoftoi sot se Shoshi iështë bashkuar atyre, shkruan Gazeta Express.
“Gjejeni kush është kthyer në shtëpi”, shkroi KB Peja.
Shoshi për një periudhë të gjatë ishte jashtë parketit shkaku i lëndimit, por u rikthye ta ndihmojë Kosovën në ndeshjet parakualifikuese për Eurobasket 2025.