Më në fund, Liga Unike do të vihet në jetë.
Kryetari i Bordit të kësaj lige, Ilir Trebicka ka njoftuar se pas një periudhe të gjatë kohore që nga nënshkrimi i marrëveshjes për inicimin e ligës së përbashkët Shqipëri – Kosovë në basketboll “Liga UNIKE”, garat do të fillojnë me datën 6 Prill 2021.
Gara do të zhvillohet në format të “Final 8” me sistem eliminimi dhe ndeshjet e para çerekfinale do të luhen në Rahovec më 6 dhe 7.
Ndërsa, ndeshjet gjysmëfinale, gara për vendin e tretë dhe finalja e madhe e Ligës UNIKE do të zhvillohen me datat 13-14 Prill në Durrës, shkruan Gazeta Express.
Çiftet e ndeshjeve të para do të dihen sot pas hedhjes së shortit.
Për shkak të gjendjes me Covid-19, hedhja e shortit do të bëhet në ambientet e Ligës UNIKE.
“Për mua, stafin e Ligës UNIKE dhe stafin e Federatave Nacionale është nder dhe privilegj i veçantë jetësimi i ligës së përbashkët Shqipëri-Kosovë. Uroj që kjo garë të ketë fillim të mbarë dhe të përçojë mesazh unifikues në të gjithë spektrin sportdashës në Shqipëri dhe Kosovë”, ka thënë Trebicka. /Gazeta Express/
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...